Vrasja në Tiranë/ Policia shoqëron 15 persona, ndër to familjarë të hasmit…
Mbrëmjen e djeshme në zonën e Kinostudios u ekzekutua 28-vjeçari Mario Majollari.
I riu kishte rreth 5 muaj që ishte kthyer nga Suedia, vend në të cilin i ishte refuzuar kërkesa për azil.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:25, pranë pallatit ku banonte Majollari.
Viktima ka qenë duke ecur në drejtim të hyrjes së pallatit kur është goditur nga një breshëri plumbash.
Vrasja në Tiranë/ Policia shoqëron 15 persona, ndër to familjarë…
Atentatorët kanë përfituar nga errësira për t’u larguar nga rrugica ku kryen krimin pa i vënë re askush.
Nga mbrëmja e djeshme deri më sot janë shoqëruar në polici rreth 15 persona.
Personat e thërritur në polici janë dëshmitarë, por edhe familjarë të personave që kishte vrarë babai i viktimës së ditës së djeshme.
Babai i Mario Majollarit u arrestua në vitin 2014, 14 vite pasi vrau shtetasin Armando Nelaj (Ish-kunati i tij) dhe Ilir Gjuzin.
Majollari u dënua me burgim të përjetshëm për veprën penale të “Vrasjes me paramendin” e kryer në bashkëpunim.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
11.04.2018