Vrasja e Agim Bucit: Arrestohet njëri nga grabitësit…! Nuk kanë kaluar akoma 48 orë, nga vrasja e tregtarit në Kamëz, ndërsa sot në mëngjes, policia ka bërë të mundur kapjen e njërit prej grabitësve. Ndërsa zbardhen emrat e grabitësve të Kamzës, ku i mbeti i vrarë pronari i marketit dhe u plagos bashkëshortja e tij. Autorët e dyshuar janë Vladimir Kurti dhe Ruzhdi Hoda. Kurti është 28 vjeç me origjinë nga Gurrë e Vogël e Matit dhe me banim në Qendër Kamëz
Vrasja e Agim Bucit në Kamëz: Identifikohen grabitësit…!/Emrat…

Burime nga policia bëjnë me dije se ka identifikuar të dy aututorët e dyshuar të grabitjes. Ata janë dy të rinj me origjinë nga Burreli. Gjithsesi një ndihmesë madhe për identifikimin e të dyshuarve të grabitjes në Kamëz, ka dhënë dhe dëshmia e bashkëshortes së 52-vjeçarit të vrarë, Agim Buci.
Nga sa mësohet, policia e Tiranës ka zhvilluar një aksion mëngjesin e sotëm për kapjen e autorëve të dyshuar.
Fillimisht, policia ka bërë të mundur ndalimin e një prej personave të dyshuar si pjesëmarrës në grabitjen e marketit dy ditë më parë në Kamëz. Ndërkaq, ende nuk ka informacione të mëtejshme por pritet që policia të dalë në një konferencë për shtyp. Gjithsesi, agjentët e policisë kanë nisur kërkimin për të arrestuar dhe personin e dytë, pjesmarrës në grabitje.
Për Lajm-shqip
Leonard Xhelili