Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   5 muaj më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   5 muaj më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   5 muaj më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   5 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   5 muaj më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   5 muaj më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   5 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   5 muaj më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   5 muaj më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   5 muaj më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   5 muaj më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   5 muaj më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   5 muaj më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   5 muaj më parë

 
Ndodhesh nëKreu»EKONOMI»Vrasja e 9-vjeçarit, “Benz” plot me…
Vrasja e 9-vjeçarit, “Benz” plot me...

Vrasja e 9-vjeçarit, “Benz” plot me…

8 vite më parë Komento

Shpërthimi

Banesa ishte bosh, plagosen fqinjët e Mark Shkretës

Hakmarrja për vrasjen e 9-vjeçarit në Mamurras, për të cilin u arrestuan dy vëllezër dhe dyshohet se u ekzekutua babai i tyre, Mark Shkreta, ka goditur sërish me një tjetër ngjarje tragjike. Një makinë e parkuar në oborrin e familjes Shkreta, e cila ishte mbushur me tritol, është hedhur në erë, duke dëmtuar pothuajse plotësisht shtëpinë, në të cilën nuk ndodhej asnjeri, por nga shpërthimi i fuqishëm kanë mbetur të plagosur fqinjët e tyre dhe janë dëmtuar disa banesa të tjera. Policia dyshon se autorët janë nga familja Llani, të cilës iu vra i mituri gjatë një prite nga dy vëllezërit Shkreta, por edhe kjo familje është shpërngulur nga fshati, e madje, babai i 9-vjeçarit, është shpallur në kërkim që pas vrasjes së Mark Shkretës në Tiranë.

Shpërthimi tronditës

Sipas policisë, ngjarja e ndodhur pas mesnatës, rreth orës 02:00 të mëngjesit, ku për pasojë është shkatërruar pothuajse e gjithë banesa, si dhe u plagosen dy fqinjët Baftjar Musta dhe gruaja e tij, duhet të ketë lidhje me hakmarrjen që ka përfshirë dy familjet Shkreta e Llani. Për ngjarjen janë shoqëruar disa persona, të cilët janë marrë në pyetje, por ende nuk është bërë i mundur identifikimi i autorit të vendosjes së lëndës eksplozive në shtëpinë e familjes Shkreta.

Shpërthimi i djeshëm ka qenë shumë i fuqishëm, aq sa banorë të zonës bëjnë të ditur se ai është dëgjuar deri në Fushë-Krujë e Lezhë, edhe pse ngjarja ka ndodhur në Kurbin. Nga shpërthimi, sipas burimeve zyrtare të policisë, është shkatërruar plotësisht shtëpia e familjes Shkreta. Në momentin e shpërthimit, asnjë nga pjesëtarët e familjes Shkreta nuk ndodhej në banesë, pasi që nga kryerja e krimit të vrasjes së nëntëvjeçarit nga dy djemtë e Mark Shkretës, familjarët e kësaj familjeje janë larguar që aty.

Hetimet

Përveç Policisë së Lezhës dhe ekspertëve të kësaj drejtorie, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe specialistë të antiterrorit, për të hetuar mbi ngjarjen dhe për të mbledhur sa më shumë prona. Ndërkohë, përveç shkatërrimit të banesës së Mark Shkretës, nga shpërthimi janë dëmtuar edhe banesat përreth, sidomos ato të Baftjar Mustës dhe Pashk Cubit. Ekspertë të policisë bëjnë të ditur se nga dëshmitë e mbledhura rezulton se pasditen e së martës, një person ka sjellë një makinë “Mercedes Benz”, të cilën e ka parkuar para banesës së Shkretës. Dje në mëngjes, kur policia ka shkuar në vendngjarje, makina nuk ndodhej më, por vetmë disa copa të saj, të shpërndara kuturu. Në këto kushte, dyshohet se lënda plasëse, në një sasi tepër të madhe, ishte vendosur në makinë, duke sjellë shkatërrimin e plotë të saj dhe pothuajse të komplet banesës së familjes Shkreta, duke u dhënë mesazhin se aty nuk kishin vend më. Mark Shkreta, së bashku me djemtë e tij, kishin ndërtuar dy kate të shtëpisë dhe po tentonin të ngrinin të tretin, por për shkak të ngjarjeve të ndodhura mes kësaj familjeje dhe familjes Llani, puna u ndërpre në mes.

Dëshmitë e banorëve

Për ngjarjen, policia tha se janë dëmtuar disa banesa, si dhe janë plagosur dy persona. Baftjar Musta ka marrë disa plagë. Po ashtu edhe gruaja e tij, ndërkohë që Pashk Cubi ka deklaruar për mediat se shtëpia e tij ishte dëmtuar plotësisht nga shpërthimi i fuqishëm, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz. Tashmë duket se konflikti mes dy familjeve po sjell edhe pasoja të tjera, sidomos për njerëzit e zonës, ku kanë jetuar më parë, pavarësisht se të dyja familjet janë shpërngulur. Dy familjet e dëmtuara kanë rrëfyer sesi e kanë përjetuar ngjarjen e rëndë, ndërkohë që nuk dinë se kujt t’i drejtohen qoftë për të dëmtuarit në njerëz, qoftë edhe për dëmet e shumta materiale në banesat e tyre të shkaktuara nga shpërthimi, i cili ka tronditur zonën.

Konflikti mes familjeve Shkreta e Llani do të niste më 4 qershor, ku pas një debati për motive të dobëta mes djemve të këtyre dy familjeve do të kalohej në konflikt dhe përdorim të forcës. Kjo ngjarje do të pasonte pritën që vëllezërit Altin dhe Vladimir Shkreta do t’i bënin automjetit ku udhëtonte Muharrem Llani së bashku me kunatën dhe nipin e tij. Breshëritë e automatikut në drejtim të mjetit “Volsvagen”, ku udhëtonte familja Llani, do të linte të vdekur një fëmijë 9-vjeçar, ndërsa do të plagosej rëndë vetë drejtuesi i mjetit. Babai i fëmijës së vrarë u betua për hakmarrje në ditën e ceremonisë së varrimit. Nga frika e hakmarrjes familja Shkreta u shpërngul nga fshati Shpërllet, ndërsa policia arrestoi dy djemtë e tyre, Altin dhe Vladimir Shkretën, si autorë të atentatit ndaj familjes Llani. Pak ditë më vonë, teksa fshihej në Tiranë, u ekzekutua babai i dy të arrestuarve, 71-vjeçari Mark Shkreta. Për këtë, policia shpalli në kërkim Jetmir Llanin, por ky i fundit deklaroi në media se ishte në Greqi, ku kishte dërguar vëllain për kurim. Megjithatë, policia tha se ai mbetet i dyshuari kryesor, pasi ka prova të forta se Llani është parë në Tiranë para vrasjes së Shkretës.

 

Nisma

Avokati i Popullit: Task-Forcë për gjakmarrjen

Avokati i Popullit urdhëron ngritjen e një Task-Force që do të hetojë punën e Policisë së Shtetit për të gjitha dosjet e gjakmarrjes në vend. Ngjarjet e fundit, ku janë ekzekutuar disa persona për shkak të gjakmarrjes, janë shkaku që Avokati i Popullit, Igli Totozani, vendosi ngritjen e kësaj strukture për monitorimin e veprimtarisë së policisë. Kjo Task-Forcë që do të shqyrtojë në vijimësi fenomenin e gjakmarrjes në Veri të vendit, synon monitorimin e veprimtarisë të Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera shtetërore përgjegjëse, në funksion të përmbushjes së detyrimeve të tyre ligjore dhe institucionale për fenomenin e gjakmarrjes. Gjithashtu, kërkohet që të ketë shkëmbim të informacioneve me organizatat e shoqërisë civile që merren me fenomenin e gjakmarrjes, lidhur me problematikat në terren dhe referimin e këtyre rasteve pranë Avokatit të Popullit. Grupi i punës do të shqyrtojë rast pas rasti në vazhdimësi monitorimin e çështjeve që kanë lidhje me fenomenin e gjakmarrjes, si dhe zbatueshmërinë e ligjit Nr. 9389, datë 04.05.2005 “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Koordinues në luftën kundër gjakmarrjes”.

02.08.2012

Burimi: Gazeta Shqip

24 ore lajme albanian news balkanweb gazeta gazeta 55 gazeta koha jone gazeta mapo gazeta ndryshe gazeta panorama gazeta shekulli gazeta shqip gazeta shqip on line gazeta shqiptare gazeta shqiptarja gazeta sot gazeta sporti shqiptar gazeta tema gazeta tema online gazetat gazetat shqiptare ikub ikub.al Kronike kronike e zeze lajm lajm i fundit lajm-shqip lajm-shqip.com lajme lajme nga bota lajme nga shqiperia lajme shqip lajme shqip top channel lajme shqip.com lajme shqiptare lajme sot lajmeshqip lajmet lajmet e fundit lajmet e fundit minute pas minute lajmet e fundit ne shqiperi lajmet e fundit nga fieri lajmet e fundit nga shqiperia lajmet e fundit nga vendi lajmet me te fundit nga shqiperia lajmet ne shqiperi lajmet shqip lajmet sot lajmi lajmi i fundit lajmi i fundit ne shqiperi lajmi i fundit shqip lajmifundit lajmifundit.com lajmshqip panorama shekulli shekulli lajm i fundit shqip sociale tema top chanel top channel top channel live top-channel.tv www.top-channel.tv 8 vite më parë
admin
Etiketime 24 ore lajme albanian news balkanweb gazeta gazeta 55 gazeta koha jone gazeta mapo gazeta ndryshe gazeta panorama gazeta shekulli gazeta shqip gazeta shqip on line gazeta shqiptare gazeta shqiptarja gazeta sot gazeta sporti shqiptar gazeta tema gazeta tema online gazetat gazetat shqiptare ikub ikub.al Kronike kronike e zeze lajm lajm i fundit lajm-shqip lajm-shqip.com lajme lajme nga bota lajme nga shqiperia lajme shqip lajme shqip top channel lajme shqip.com lajme shqiptare lajme sot lajmeshqip lajmet lajmet e fundit lajmet e fundit minute pas minute lajmet e fundit ne shqiperi lajmet e fundit nga fieri lajmet e fundit nga shqiperia lajmet e fundit nga vendi lajmet me te fundit nga shqiperia lajmet ne shqiperi lajmet shqip lajmet sot lajmi lajmi i fundit lajmi i fundit ne shqiperi lajmi i fundit shqip lajmifundit lajmifundit.com lajmshqip panorama shekulli shekulli lajm i fundit shqip sociale tema top chanel top channel top channel live top-channel.tv www.top-channel.tv
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Qelizat staminale zhvillojnë tumorin (Burimi: Top…

Pasardhëse

Jenny McCarthy dhuron një set fotografik…

Të Ngjashme

Studimi: Shqipëria me nivelin më të ulët të edukimit financiar në Europë

Studimi: Shqipëria me nivelin më të ulët të edukimit financiar në Europë

Editor Lajm 3 vite më parë

Lëkundjet, ekspertët dy përgjigje kontradiktore, hetimet…

admin 7 vite më parë
Shqipëri: Në Fier, do të ndërtohen dy centralet e para ‘Fotovoltatike’

Shqipëri: Në Fier, do të ndërtohen dy centralet e para ‘Fotovoltatike’

Editor Lajm 3 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com