Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»AKTUALITET»Vrau shokun në Greqi arrestohet pas 27 vjetësh fieraku…
Vrau shokun në Greqi arrestohet pas 27 vjetesh fieraku...
Vrau shokun në Greqi arrestohet pas 27 vjetesh fieraku...

Vrau shokun në Greqi arrestohet pas 27 vjetësh fieraku…

3 vite më parë Komento

Vrau shokun e tij 27 vite më parë në Greqi. Shqiptari kapet teksa po tentonte të kalonte kufirin. Policia bëri të ditur se Engjëllush Agalliu nga Fieri është arrestuar në Kakavijë në tentativë për të kaluar ilegalisht kufirin.

47-vjeçari i dënuar për “vrasje me dashje” me 10 vite burg u kap nga punonjësit e Policisë Kufitare. Gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër, kanë parë Agalliun teksa po tentonte për kalim kufiri në mënyrë të jashtëligjshme.

Ai u pikas shumë pranë Piramidës 28 që shënon vijën ndarëse me shtetin fqinj.

Fillimisht, ata menduan se bëhej fjalë për një tentativë të thjeshtë të kalimit ilegal të kufirit. Por pas verifikimeve në sistemin TIMS, rezultoi se Ëngjëllush Agallija ishte person i shpallur në kërkim. Pasi Gjykata e Apelit Vlorë, në vitin 2015, e kishte dënuar me 10 vjet burg, për veprën penale “Vrasje me dashje në rrethana rënduese”.

47-vjeçari është shpallur fajtor për një vrasje të ndodhur në Greqi 27 vjet më parë, në kohën kur ai ishte vetëm 20 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Patras në Greqi.

Ai akuzohet se ka vrarë Frederik Koliçin për një shumë të hollash prej 35.000 dhramish. Dëshmitë e dhëna në Gjykatë nga vëllai i viktimës dhe nga shtetasi grek Georgius Karagianis akuzonin drejtpërdrejt Agallinë si autor të vrasjes.

Në vendimin e Gjykatës thuhet: “Gjithçka ka nisur mbrëmjen e 7 korrikut të vitit 1991. Pronari grek, Georgius Karagianis, ku punonin dy shqiptarët ka thënë se në stallën e tij, ka parë Ëngjëllush Agallijën dhe Frederik Koliçin.

Ky i fundit kishte në xhepin e përparmë të këmishës një shumë të hollash. Pas kësaj, Aristir Koliçi, vëllai i viktimës, i cili prej dy ditësh ndodhej në Athinë, kur është kthyer në banesë nuk ka gjetur aty as të vëllanë, as Engjëllush Agallinë.

Vrau shokun në Greqi arrestohet pas 27 vjetësh fieraku…

 

Ndërsa banesa ishte rrëmujë dhe mungonin rrobat e sendet personale të bashkëqiraxhiut të dhomës. Pas disa ditësh kërkimi, era kundërmonte pranë banesës së tyre. Aristir Koliçi ka gjetur në një kanal, të vrarë e të mbuluar me bar të thatë, vëllain e tij.

Ishte goditur në kokë, në anën e djathtë të saj. Sipas dëshmive të dhëna në Gjykatë, Engjëllush Agallija pas krimit ka shkuar në Athinë te kushëriri i tij. Atyre u ka thënë se ka vrarë një njeri. Të nesërmen është larguar duke lënë poshtë jastëkut vetëm një shënim: “Jeta ime mori fund dhe po largohem”.

Këtu duket se ka nisur dhe kalvari i ecejakeve të Engjëllush Agallisë i njohur me pseudonimin “Odisea”. Hetimet ndaj tij nisën në Greqi dhe Shqipëri. Por pas arrestimit në vitin 2010 në Fier, gjykimi vijoi në Gjykatën e Fierit.

Në vitin 2011 vendos deklarimin fajtor të të pandehurit Engjëllush Agallija. Dënohet me 18 vjet burgim. Nga ana tjetër, në Greqi gjykimi u pezullua pasi sistemi i drejtësisë atje nuk zhvillon gjykim në mungesë. Por, dënimi i 47-vjeçarit u rrëzua një vit më vonë nga Gjykata e Apelit në Vlorë. Kjo gjykatë urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij!!.

Saga e proceseve gjyqësore të kësaj ngjarjeje vazhdoi me rekursin e Prokurorisë. Prokuroria kërkoi rishikimin e vendimit nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë. Kjo e fundit vendos rishqyrtimin e çështjes sërish nga Gjykata e Apelit Vlorë, por me tjetër trup gjykues dhe duke i caktuar asaj si detyrë që në rigjykim të thërrasë dhe të pyesë në cilësinë e dëshmitarit të kërkuar nga akuza, shtetasin grek Georgiu Karagianis, i vlerësuar si dëshmitari kyç i kësaj çështjeje.

Vendimi më i fundit i kësaj Gjykate e shpalli Ëngjëllush Agallijan fajtor për akuzën e vrasjes duke e dënuar me 10 vite burg. Nga viti 2012, Agallija ka qenë në arrati, e cila mori fund me kapjen në pikën kufitare të Kakavijës…

Vrau shokun në Greqi arrestohet pas 27 vjetesh fieraku...
Vrau shokun në Greqi arrestohet pas 27 vjetesh fieraku…

Për Lajm-shqip

Vladimir Muçaj

07.07.2018

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Itali, arrestohet shqiptari me nofkën “Tani” për trafik droge..
  • Vjedhësi nga Elbasani, arrestohet nga policia e Gramshit
  • Mbante armë pa leje, arrestohet i riu me pistoletë “Zastava”…
10 vite burg arrestohet pas 27 vjetesh Fieraku vrau shokun ne greqi 3 vite më parë
admin
Etiketime 10 vite burg arrestohet pas 27 vjetesh Fieraku vrau shokun ne greqi
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Video/ Nudo në shtrat Kallashi ‘tërbon’ rrjetin duke bërë spektakël me…

Pasardhëse

Vendimi i Qeverisë/ Sa do të jenë tarifat për studimet Bachelor dhe Master

Të Ngjashme

Rama: Unë e kam marrë mandatin nga populli dhe do e prish Teatrin Kombëtar

Rama: Unë e kam marrë mandatin nga populli dhe do e prish Teatrin Kombëtar

Elda Bani 3 vite më parë
Rrezikohen bankomatet në gjithë botën, miliona lekë do zhduken nga …

Rrezikohen bankomatet në gjithë botën, miliona lekë do zhduken nga …

admin 3 vite më parë
Blindohet gjykata, do të jepet masa e sigurisë për dy deputetët pasi…

Blindohet gjykata, do të jepet masa e sigurisë për dy deputetët pasi…

Klajdi Thaci 3 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com