Reshjet intensive në juglindje, Voskopojë, përgjatë ditëve të fundit nuk kanë kursyer as kishat, duke shkatërruar një pjesë të tyre.
Një situatë e pazakontë është shënuar në kishën e Shën Mëhillit në Voskopojë.
[metaslider id=204209]
Uji ka depërtuar në pjesën e brendshme të kishës duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Punonjësit e Drejtorisë së Monumenteve kanë marrë masa emergjente për largimin e ujit në brendësi.
Situata është normalizuar dhe janë marrë masa për devijimin e ujrave sipërfaqësore.
Për Lajm-Shqip
02.12.2017