Efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës së tyre për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të përsonave në kërkim, si rezultat të një operacioni policor kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit Kreshnik Nazeraj (Nazëraj) 34 vjeç, banues në Cakran, Fier.
Të ngjashme mund të lexoni:
• Ja cfarë ka ndodhur në Janar të 2014, vrasja që ka kryer Nazëraj
• Rrëfimi i oficerit të policisë “Habilajt u ndaluan dhe u lanë…
Kreshnik Nazeraj është kapur në ambientet e një pallati në lagjen Nr.17, Durrës.
Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 12 vjet burg për veprat penale “Vrasja me dashje”dhe “Armëmbajtje pa leje”,parashikuar në nenet 76 dhe 278/2 të Kodit Penal.
Ditën e Ujit të Bekuar, më 6 janar 2014, në lagjen “Uji i Ftohtë” të Vlorës, përballë një hoteli është konfliktuar dhe ka vrarë me armë zjarri shtetasin M. B. si dhe ka plagosur shtetasit K.B. dhe R.M.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.
Për Lajm-Shqip
V.Q