Vlorë vritet me çifte kryetari i njësisë Administrative Kot
Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në Selenicë. Vritet më armë gjahu një shtetas. Burime kanë bërë me dije se shtetasi Fatmir Hodo ka mbetur i vrarë me çifte. Ai është kryetar i njësisë administrative Kot, të Bashkisë Selenicë. Në vendngjarje ka shkuar policia për të bërë zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Vlorë vritet me çifte kryetari i njësisë Administrative Kot
Ngjarja e rëndë sapo ka ndodhur në fshatin Kot. Autori është arrestuar në banesën e tij. Konflikti mendohet të ketë ndodhur për shkak të pronave. Priten të tjera detaje në vazhdim nga policia e Vlorës. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.
Për lajm-shqip:
Ledjona Xheladinaj
09.11.2018