Vlorë, vrau bashkëshorten arrestohet pas nëntë vitesh…Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për vrasje, i dënuar me 18 vjet burgim.
Kapet shtetasi i shpallur në kërkim për vrasje
Maksim Hodaj, 46 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë ishte person në kërkim. Këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 18 vite burgim për veprën penale të vrasjes. Shtetasi do të kryej pjesën e mbetur të dënimit prej 9 vite, 2 muaj e 26 ditë burg. Ngjarje e ndodhur më datë 04.06.2009, në fshatin Armen. Ky shtetas ka vrarë bashkëshorten e tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprimet e mëtejshme.
Vladimir Muçaj
31.07.2018