Vlorë / I vendoset eksploziv makinës së 42-vjeçares
Vlorë
Një grua ka rënë pre e shpërthimit të eksplozivit në automjetin e saj.
Vejushe Dalipaj ka qënë në banesën e saj pranë “7 pallateve” ku ka ndjerë një zhurmë të fortë.
Menjëherë ka dalë jashtë ku ka parë se lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e përparme të automjetit të saj tip Mercedes.
Ajo është marrë në pyetje për motivin por, është shprehur se nuk ka asnjë dyshim pasi nuk ka pasur kërcënime më parë.
Një prej pistave që po heton policia është dhe ajo e një konflikti pronash. 42 vjecarja aktualisht nuk punon por disponon disa prona në ujë të ftohtë
Për Lajm Shqip
E.M