Vlorë, shefi i qarkullimit me “sopatë” në dorë, bllokon … Ka mjafuar një ditë kontroll nga ana e policisë rrugore në Vlorë dhe janë bllokuar rreth 30 automjete. Drejtuesit ushtronin aktivitetin taksi pa licensë. Për shefin e policisë rrugore në qytetin bregdetar, qëllim kryesor mbetet evitimi dhe goditja e të gjitha rasteve problematike gjate sezonit turistik.
Vlorë, shefi i qarkullimit me “sopatë” në dorë, bllokon …

Drejtori i ri i qarkullimit rrugor, Naun Doko citoi sot për Lajm-Shqip: “Shërbimi taksi nga drejtues pa licensë në gjithë teritorin që mbuloj unë do të marrë fund. Ky fenomen është i jashëligjshëm pse jo dhe i rrezikshëm për jetën e qytetarëve. Persona që nuk dihet aftësia e tyre drejtuese kurrsesi nuk duhet të duken më rrugëvë”.
Doko nga Libofsha e Fierit vjen në këtë detyrë pas një eksperience të gjatë në role drejtuese të policisë. Ai ka qenë disa vite shef komisariati në Fier.
Së fundmi ishte kryeinspektor në Ministrinë e Rendit në sektorin e qarkullimit.
Për Lajm-shqip
Vladimir Muçaj