Vlorë arrestohet autori i ngjarjes se rëndë e regjistruar mbrëmjen e djeshme . Në pranga ka rënë shtetasi Marius Pajo 20 vjeç, banues në Vlorë.
Autori mbrëmjen e djeshme në lagjen “28 Nëntori” pas postës dyshohet se ka plagosur nje person. Autori e ka goditur me mjet prerës shtetasin B.G, 34 vjeç, banues në fshatin Fitore, Novoselë.
Vlorë kapet 18-vjeçari i cili plagosi rëndë me thikë ….

I plagosuri u trasnportua menjëherë në urgjencën e spitalit të Vlorës. Burime nga bluzat e bardha thonë se ndodhet në gjendje të rëndë.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e konfliktit të çastit midis tyre për motive të dobëta. Ndërkaq vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ledjona Xheladinaj
16.11.2018