Vlorë, “Forca e Ligjit” arreston të kërkuarin për drogë në Vilun… Vijojnë arrestimet në kuader të operacionit “Forca e Ligjit”. Kështu, në pranga u vu një 45 vjeçar lindur në Treblovë dhe banues ne Vlorë. Ky shtetas ishte në kërkim nga policia për trafik droge. Policia sqaron se “ngjarja i referohet një proçedimi penal në vitin 2013. Bëhet fjalë për konstatimin e një sasie lënde narkotike në “Luginën e Vilunit” Shkodër. “Kapja e Gazmir Mehmetaj u bë në lagjen “Pavarësia” Vlorë, në kuadër të kontrolleve. Gjithashtu edhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Vlorë, “Forca e Ligjit” arreston 45 vjeçarin e kërkuar për drogë në Vilun
Për 45-vjeçarin është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Krimeve të Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme. Arrestime të kësaj natyre policia ka lajmëruar herë pas here.
Erjona Keta
26.10.2018