Finalizohet operacioni i koduar ”TRANSFORMATORI”!
Arrrestohet në flagrancë autori i disa vjedhjeve të transformatorëvë në qytetin e Vlorës!
Autori evidentohet prej policisë si anëtar i një grupi kriminal në e vjedhjeve të transformatorëve!
Gjithashtu ngjashme mund të lexoni:
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrituar të finalizojnë me sukses operacionin e koduar ”Transformatori”. Në këtë operacion është ndaluar një shtetas si autor i dyshuar i disa vjedhjeve të transformatorëve në Vlorë. Për një periudhë të gjatë kohore autori ka qënë nën vëzhgimin policor.
Operacioni finalizohet në vijim të punës së pandërprerë të policisë për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të aktiviteteve kriminale.
Në këto aktiviteti kriminale përfshihen rastet e vjedhjeve të ndryshme të kryera, ditën e djeshme në lagjen ”24 Maji”.
Konkretisht, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Lulëzim Kalaja, 40 vjeç, banues në Vlorë. Ai rezulton i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim.
Ky shtetas prej disa kohësh mbahej nën vëzhgim nga ana e Policisë. Më 02.11.2017 është bërë e mundur kapja në flagrancë dhe dokumentimi i aktivitetit kriminal. Atij i është është sekuestruar një sasie prej 60 litra vaj i cili rezulton i vjedhur.
Në momentin e konstatimit dhe ndalimit nga policia ka qenë duke kryer vjedhjen e një transformatori në lagjen ”24 Maji”. Vepër penale të cilën po e kryente me dy fëmijët e tij të mitur, shtetasit K.K. 11 vjeç dhe T.K. 13 vjeç. Këto të fundit, shkak të moshës, nuk do të procedohen penalisht.
Shtetasi Lulëzim Kalaja ka qenë i evidentuar nga ana e Policisë si anëtar i një grupi kriminal. Objektivi i këtij grupi kiminal ishte në drejtim të vjedhjeve të transformatorëve dhe kabllove elektrike. Ato janë pronë e Kompanisë OSHEE, dega Vlorë)
Policia po vazhdon punën për dokumentimin ligjor edhe të disa rasteve të tjera të vjedhjeve të kryera prej këtij shtetasi.
[metaslider id=189526]
Për Lajm-Shqip
Nga Vlora