Vlorë, i vendoset zjarri pikës së basteve, dëme të shumta materiale
Vlorë, i vendoset zjarri pikës së basteve
Një lokal është djegur gati totalisht në lagjen ”15 Tetori” të qytetit të Vlorës.
Ngjarja është shënuar gjatë orëve të vona të natës së mbrëmshme, ku persona të paidentifikuar, pasi kanë spërkatur me lëndë djegëse lokalin, i kanë vendosur më pas zjarrin.
Pika e bastit ka qën në pronësi të 25 vjeçarit me inicialet D.D.
Prej shkaktimit të rënies së zjarrit janë djegur disa pajisje si televizorë, kompjutera dhe printer.
Pistat e hetuara janë ajo e një konflikti momental si dhe ajo e një konflikti të vjetër.
Për Lajm Shqip
Enrik Mehmeti