Vlorë arrestohet autori i vjedhjes së 4 automjeteve në qytet. Në pranga ka rënë shtetasi K.K., 33 vjeç, banues në Vlorë . Burime thonë se i arrestuari ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. Policia ka dokumentuar një sërë vjedhje automjetesh . Për të cilat dyshohet se shtetasi K.K, është autorë i vjedhjeve të tyre. Konkretisht në lagjen “Isa Boletini” është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz” .
Vlorë arrestohet hajduti serial i automjeteve (VIDEO)
Në pronësi të shtetasit H.H. Më datë 23.10.2018, në lagjen “28 Nëntori” është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz” . Në pronësi të shtetasit N.K. Më datë 18.07.2018, në lagjen “28 Nëntori” është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz” . Në pronësi të shtetasit A.D. Më datë 09.05.2018, në lagjen “28 Nëntori” është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz” . Në pronësi të shtetasit N.A. Pas një pune hetimore disa mujore është zbuluar se ky shtetas ka vjedhur në kohë të ndryshme 4 automjete . Të markës “Mecedes Benz” dhe pasi i përdorte disa ditë, i braktiste ato në të njëjtën zonë. Automjetet e gjetura nga policia i janë dorëzuar pronarëve përkatës. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Vjedhja”.
Ledjona Xheladinaj
26.11.2018