Kundërshtojnë Punonjësit e Policisë dhe grupin e FNSH-së gjatë ushtrimit të detyrës, arrestohen në flagrancë 6 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër !
Policia Vlorë gjatë kontrolleve të vazhdueshme që ka ushtruar lidhur me kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, me evidentimin dhe ndalimin e shtetasve të cilët posedojnë sende të paligjshme apo që rezultojnë kryerës të veprave të ndryshme penale, ditën e djeshme kanë arrestuar në flagrancë për kundërshtim të Punonjësve të Policisë Vlorë si dhe grupin e FNSH-së, shtetasit :
• Mario Vëngu, 22 vjeç, banues në Vlorë.
• Françesko Meto, 20 vjeç, banues në Vlorë.
• Damjano Rrapaj, 21 vjeç, banues në Vlorë.
• Enea Bregu, 23 vjeç, banues në Vlorë.
• Eriton Alliaj, 19 vjeç, banues në Vlorë.
• Mariglen Ballesha, 21 vjeç, banues në Vlorë.
Procedohet në gjendje të lirë për arsye se vuan nga një sëmundje kronike shtetasi A.K., 24 vjeç, banues në Vlorë.
Ka qën një telefonat e mvërritur në sallën operative se po degjohej zhurmë dhe të bërtitura në një banesë të braktisur e cila ka venë në lëvizje strukturat e policisë .Gjatë kontrollit që Policia ka ushtruar ndaj 4 prej këtyre të arrestuarve pasi janë konstatuar pranë banesës së abandonuar në lagjen ”28 Nëntori”, këta katër shtetas sëbashku edhe me tre të tjerë të cilët janë afruar më pas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtruar dhe nuk kanë lejuar ushtrimin e detyrës prej grupit të FNSH-së dhe shërbimeve të Policisë së Komisariatit Vlorë.
Të arrestuarit kanë qenë duke u droguar në momentin kur janë kapur në flagrancë nga ana e policisë dhe pas marrjes në pyetje janë shprehur se kanë qenë nën efektin e lëndës narkotike.
“ Lajm-Shqip ”
29/10/2017