Ujësjellësi i Selenicës rrezikohet prej përmbytjes së Vjosës. Këtë herë Vjosa po përparon dhe gjithashtu rrezikon ujësjellësin e Selenicës.
Vjosa rrezikon ujësjellësin e Selenicës duke lënë pa ujë banorët e zonës.
Ky shqetësim është ngritur nga ana e drejtuesve të zonës. Sipas Neim Veshit, nënkryetar i bashkisë ditët e fundit shtrati i Vjosës në afërsi të pompave është devijuar për shkaqe natyrore. Kjo ka sjellë një përparim të lumit në drejtim të pompave të ujit të zonës. Sipas nënkryetarit kërkohet një ndërhyrje e menjëhershme nga qeveria pasi bashkia nuk i ka mundësitë. Sipas Veshit, brenda pak ditësh lumi rrezikon të lërë pa ujë banorët e kësaj zone. Sipas tij nuk dihen ende shkaqet e kësaj situate. Pika është inspektuar edhe nga prefekti i Vlorës. Aktualisht, uji ka pushtuar disa sipërfaqe tokash dhe pritet të përparojë.

Për Lajm-Shqip
Enrik Mehmeti