Vjedhjet trondisin juglindjen. Përgjatë muajit të fundit janë regjistruar me dhjetra vjedhje në qarkun e Korçës. Rasti i fundit është shënuar në fshatin Boboshticë. Burime thonë se është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit Th.M, 58 vjeç.
Vjedhjet trondisin juglindjen, autorët shkatërrojnë banesën
Po të njëjtat burime thonë se persona të paidentifikuar, kanë vjedhur një banesë. Pasi kanë thyer dritaren, autorët dyshohet se kanë marrë një shumë prej 2 000 000 lekë të reja.
Ndërsa kanë mundur të vjedhin edhe disa bizhuteri. Policia po kryhen veprimet proceduriale, si dhe po punon për identifikimin dhee kapjen e autorit/ëve.

Për Lajm-shqip
Ledjona Xheladinaj