Vjedhin tufën e gjelave, lënë vetëm kaposhin e farës dhe një letër për të zotin
Zemërmirë hajdutët në Bashkinë e Fierit. Vjedhin gjela deti, por nuk është se të lënë pa kaposhin e farës.
Vjedhin tufën e gjelave
Ngjarja groteske ka ndodhur në orët e vonë të së dielës në fshatin Gurishovë të Njësisë Administyrative Vendore, Cakran.
Hadjutët kanë hyrë pa u ndjerë në kotecin e pulave, ku nga 6 gjela, që kishte një familje e varfër, kanë marë 5 prej tyre.
Atë më të madhin kaposhin mbarështrues, e ka lënë pa e marrë.
Jo vetëm kaq. I ka lënë dhe urimin në një copë letër.
“Gëzuar Vitin e Ri, 5 ne dhe e një ti”.
Kështu i ka ndodhur fermerit, Kadri Beqaj në fshatin Gorishovë.
Po, ky i fundit nuk mund ta mbajë “të mbijetuerin” për mbarështrimin e pulave.
Me të vetmin gjel të mbetur, familja Beqaj do të festojë Vitin e Ri.
Për Lajm Shqip
Vladimir Muçaj