Vjedh bicikletat e fqinjëve , arrestohet i riu. Ngjarja i regjistrua mbrëmjen e djeshme në qytetin liqenor. Në pranga ka rënë Dorjan Shuli, 19 vjeç, banues në Pogradec.
Arrestohet 19-vjecari nga Pogradeci, vjedh bicikletat
Burime thonë se 19-vjecari dyshohet se në fshatin Rëmenj ka vjedhur dy biçikleta . Në pronësi të shtetasve F.T, 44 vjeç dhe A.F, 38 vjeç, të dy banues në Pogradec. Bicikletat Iu gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ledjona Xheladinaj
15.08.2018