Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»SOCIALE»Viviane Reding: Gra, tregoni që suksesi nuk varet nga gjinia
Viviane Reding: Gra, tregoni që suksesi nuk varet nga gjinia

Viviane Reding: Gra, tregoni që suksesi nuk varet nga gjinia

9 vite më parë Komento

Viviane Reding, nga Luksemburgu, zëvendëspresidente e Komisionit Europian dhe komisionere e BE-së për çështjet e drejtësisë, beson se e ardhmja e botës ndodhet në duart e grave. Por, për këtë atyre u duhet dhënë besim e pushtet

viviane reding lajm-shqipViviane Reding, nga Luksemburgu, zëvendëspresidente e Komisionit Europian dhe komisionere e BE-së për çështjet e drejtësisë, do të paraqesë pak para fundit të këtij viti propozimin e direktivës europiane për “kuotën rozë”, d.m.th. projekti për të detyruar sipërmarrjet që të kenë 40 për qind gra në bordet e këshillave të tyre administrativë brenda vitit 2020. Nëntë vende të drejtuara nga Britania e Madhe janë kundër, ashtu si një e treta e Komisionit Europian. Por të tjerët janë dakord. Në direktivën që po hartohet, ajo nuk i tregon të gjitha të fshehtat, por thotë se do të ecë përpara me betejën e saj.

Përse jeni kaq optimiste?

Sepse, në të gjithë Europën, në kompani, në politikë, në kulturë ka gra që hasin pengesa shumë të mëdha, vetëm sepse janë gra, por nëse nuk do të kishin luftuar shumë, nuk do të ishin aty ku janë sot. A nuk është e trishtuar të flasim për karrierën e femrave si një fushëbeteje? Kjo nuk më duket e drejtë. Por mendoj se duhet të bëjmë gjithçka është e mundur për të përshpejtuar progresin.

Por, edhe në institucionet europiane, komisioni apo këshilli i Europës nuk kanë pasur kurrë ndonjë grua në drejtimin e tyre. A nuk është gabim kjo?

Këto nominime, në bazë të traktateve, janë kompetenca të Këshillit Europian, ku sot gjenden vetëm tri gra. Mendoj se do të ishte shenja e duhur nëse në 2014-n, pas zgjedhjeve europiane, liderët e BE-së të marrin në konsideratë një gamë kandidatësh që përfshin burra dhe gra, para se të bëjnë zgjedhje decizive. Mbi këtë bazë duhet të zgjedhin pastaj kandidatin më të mirë për kryesitë europiane. Në këto kohëra ekonomikisht të vështira, Europa ka nevojë për liderë të fortë, pavarësisht gjinisë së tyre.

Jashtë BE-së, cilët janë shembujt për t’u ndjekur në barazinë burrë-grua në drejtimin e kompanive?

Zelanda e Re ishte vendi i parë në botë që futi të drejtën e votës për gratë dhe burrat në vitin 1893. Më afër nesh, Norvegjia, ishte vendi i parë që vendosi të tilla kuota për këshillat administrativë. Dhe sigurisht që rezultatet ishin mbresëlënëse: prania e femrave në drejtimin e ndërmarrjeve norvegjeze të kuotuara në bursë ishte nga 3 për qind në vitin 1993, në 7 për qind në 2003, ndërsa sot është 42%.

Po në Europë, cilat janë vendet që janë “sjellë” më mirë?

11 vende kanë bërë zgjedhje të ndryshme ligjore për të forcuar barazinë gjinore në krye të drejtimit të kompanive, dhe nga këto Franca, Belgjika dhe Italia kanë adaptuar një legjislacion që vendos kuota, sipas modelit norvegjez.

Vendet anëtare të BE-së janë 27. Çfarë ka ndodhur në vendet e tjera që kanë vendosur të mos vendosin kuota?

Në përgjithësi besimi në vetërregullimin e këtij procesi nuk ka prodhuar asnjë progres të denjë. Disa vende nuk kanë marrë asnjë veprim dhe prania e femrave në krye të kompanive nuk ka ecur. Me këtë hap do të duhen dhjetëra vjet për të mbërritur në një ekuilibër të gjinive me të paktën 40 për qind për të dyja sekset.

Por a ekzistojnë ende arsye për të qenë optimistë?

Patjetër. Janë gra rreth 60 për qind e të diplomuarave në Europë. Shkolla të ndryshme europiane të biznesit kanë hartuar listat e grave “gati për këshillat drejtues”, shumë të kualifikuara. Tashmë janë 7400, në këto lista dhe kanë vërtet rëndësi. Janë shumë të talentuara, të specializuara në një nivel mjaft të lartë: kompanitë do të përfitojnë mjaft prej tyre.

Një pyetje që lidhet me biografinë tuaj. Prej shumë vitesh ju jeni angazhuar në këtë betejë: por në jetën profesionale apo personale, kur dhe si keni menduar se jeni trajtuar ashtu siç duhet? Apo ka pasur ndonjë episod të veçantë që ju ka prekur, një grua që ke njohur apo takuar, që ju është dukur se e kanë diskriminuar?

Në rastin tim nuk ka qenë kurrë disavantazh fakti i të qenët grua. Në fakt ishte e kundërta. Për shembull, kur isha në Komisionin Europian për Çështjet e Telekomunikacionit, pashë se si drejtuesit e shoqërive të ndryshme telefonike, pjesa më e madhe e tyre meshkuj, u habitën shumë kur vura mbi tavolinë para tyre një rregullore që shkurtonte çmimet e “roaming”-ut telefonik.

Po për të gjitha gratë e tjera që nuk janë në pozicione të tilla në BE, keni ndonjë këshillë?

Është e vërtetë që ndonjëherë gratë nënvlerësohen në kapacitetin e tyre për të drejtuar, por ka gjithmonë hapësirë për ndryshime. Receta ime është: beso në vetvete dhe tregoju të tjerëve që suksesi nuk varet nga gjinia.

12.11.2012

Burimi: Gazeta Shqip

Bashkimi Europian bashkimi evropian be femrat gazeta shqip gazeta shqip on line gjinia grate grate ne politike gruaja karriera Komisioni Europian komisioni evropian shqip sociale Suksesi viviane reding www 9 vite më parë
admin
Etiketime Bashkimi Europian bashkimi evropian be femrat gazeta shqip gazeta shqip on line gjinia grate grate ne politike gruaja karriera Komisioni Europian komisioni evropian shqip sociale Suksesi viviane reding www
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Wollfarth: Votoni shpejt ligjet me 3/5 që të fitoni statusin

Pasardhëse

Pakti detar, Rama: Të rishikohet, nuk…

Të Ngjashme

Albanian Culture TV 20 vite në…

admin 4 vite më parë
VIDEO/ Tragjedia greke: Udhëtim në epiqendër të ‘Ferrit’…aty ku mori hov ‘përbindëshi’!!!

VIDEO/ Tragjedia greke: Udhëtim në epiqendër të ‘Ferrit’…aty ku mori hov ‘përbindëshi’!!!

admin 3 vite më parë

Tarifa e pastrimit, sipas zonave të Tiranës

admin 4 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com