Ugandë- Shpërthimi i virusit vdekjeprurës Ebola ka lënë të vdekur 13 njerëz në Ugandë, derisa po bëhen përpjekje për të izoluar ethet hemorragjike, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Kundër Ebolës nuk ka trajtim mjekësor apo vaksinë.
Virusi përhapet nga kontakti i afërt dhe varësisht nga lloji, mund të jetë vdekjeprurës për 90 për qind të njerëzve që infektohen me të.
29.07.2012
Burimi: Balkanweb