Ato janë bukuroshe të njohura shqiptare, të talentuara në botën e artit dhe ndiqen nga mijëra apo miliona njerëz, shkruan opinion.al.
Po flasim për bukuroshet shqiptare më të ndjekura në rrjetin social “Instagram”.
Lori Hoxha
572 mijë ndjekës. Lori Hoxha është më pak e ndjekura, por me fotot më interesante ndër të gjitha. Lori ka qenë ndër të parat VIP shqiptar që ka hapur llogari në Instagram. Ajo e përdor këtë rrjet social në një far mënyre për të ekspozuar jetesën e saj e sidomos veshjet, të cilat duhet thënë që janë jo vetëm të shtrenjta po edhe të kombinuara me shije. Fotot e Lori Hoxhës në udhëtime apo me veshje stil shpërndahen nga të gjitha faqet e modës të cilat kanë me miliona ndjekës.
Armina Mevlani
711 mijë ndjekës. Armina Mevlani është një nga blogertet e ndjekura shqiptare. Pas lidhjes me djalin e ish kryemistrit Sali Berisha ajo është vënë edhe më në qendër te publikut. Ashtu si Lori Hoxha edhe Armina paraqet në Instagram jetesën e saj, veshje të ndryshme, tepër të kombinuara dhe që shumë herë shpërndahen nga faqet e tjera të modës. Udhëtime në disa vende të botës. Në çdo foto shfaqet tepër tërheqëse. Fansat i ka fituar si njohese e modes, por disa të tjere për të parë jetën e saj krah Shkelzenit.
Dafina Zeqiri
760 mijë ndjekës. Dafina Zeqiri hyn tek femrat më të ndjekura shqiptare, ajo duket tepër serioze tek postimet e saj në Instagram, por kjo të lë të kuptosh dhe ndjekësit i ka prej stilit të saj të veçante dhe pa dyshim fansa të muzikës së saj.
Xhensila Myrtezai
825 mijë ndjekës. Xhensila Myrtezai është këngëtare tepër e vlerësuar nga ana e fansave, kjo për shkak se shumë nga baladat e saj u janë përshtatur ndjekësve. Ajo po ashtu shihet tek publiku si vajza e emal krah aktorit të njohur të humorit Bes Kallakut, edhe nga kjo mund të ketë fituar pik.
Marina Vjollca
837 mijë ndjekës. Moderatorja e “C’est La Vie” ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike po erdhe nga ana e publikut për punën e saj si prezantuese e po ashtu për lidhjen dhe me pas martesën me një nga reperët më të mirë shqiptarë. Marina nuk ka krijuar përshtypjen e provokueses apo hedhjen e fotove të ‘nxehta’ në instagram, ndaj dhe ndjekësit i ka fituar nga ato që përmendëm më lart. Simpati si moderatore dhe si e dashura e Getit.
Luana Vjollca
970 mijë ndjekës. Luana Vjollca ka foto me bikini, foto nga pushime, foto nga emisioni që ajo drejton në Top Channel. Shumicën e rasteve shfaqet provokuese në foto me format e saj trupore.
Enca Haxhia
1,6 milion ndjekës. Kryeson instagramin e femrave shqiptare, pra është me e ndjekura ndër. Është tepër provokuese në këtë rrjet social, hedh foto ku shihet e zhveshur e po ashtu pasqyron së tepërmi profesionin e saj; koncertet, videoklipet dhe projektet muzikore.
Një konstatim tepër interesant doli teksa bëhej vëzhgimi në profilet e të përzgjedhurave si më të ndjekurat në Shqipëri, sa më tepër provokuese në foto, e sa më shumë të zhveshura, aq më shumë ndjekës dhe reagime nëpër postime.
A e bëjnë bukuroshet shqiptare këtë zhveshje vallë për të tërhequr vëmendje e për të rritur numrin e ndjekësve, apo kjo është vetëm çështje komerciale?
www.lajm-shqip.com