Policia ka identifikuar viktimat e aksidentit afër tunelit të Qafë-Kërrabës. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit. Fillimisht u panë dy persona të shtrirë në asfalt. Mësohet se ka një të vdekur dhe një të plagosur.
Viktimat e aksidentit afër tunelit, një i vdekur, një i plagosur.

Kalimtarët e rastit nuk mundën të bënin identifikimin e tyre. Grupi hetimor i policisë ka parë rrethanat e ngjarjes. Si përfundim, një çift bashkëshortësh kanë qenë “personazh” të ngjarjes. Mjeti që bëri aksidentin identifikohet me targat AA 544 KO. Makina udhëtonte me shpejtësi dhe është përplasur me bordurat anësore. Ka ndaluar për inerci buzë greminës. Brenda saj ndodheshin vetëm një çift bashkëshortësh. Sipas policisë ka vdekur në vend XH.G, 55 vjeç, ndërsa bashkëshorti i saj I.G ka mbetur i plagosur. Policia po vazhdon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Për Lajm-shqip
Alfrida Danushi