Vijon kthimi i emigrantëve shqiptarë në Atdhe për festat e fundvitit. Fluks i lartë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Vijon kthimi i emigrantëve për festat e fundvitit, fluks i lartë në pikat kufitare
Sipas të dhënave nga pika kufitare e Kapshticës, përgjatë 24 orëve të fundit, kanë hyrë në Shqipëri rreth 6000 shtetas shqiptarë, ndërsa kanë dalë 3059 të tjerë.
Ndërkaq, ka edhe shtetas të huaj, të cilët kanë hyrë në Shqipëri të festojnë Krishtlindjen në vendin tonë.
Sipas të dhënave, në vendin tonë janë futur rreth 900 shtetas të huaj.
Ashtu sikurse çdo vit, për festat e fundvitit, Kapshtica përfshihet nga fluksi.
Pala shqiptare vijon punën me procedura të përshpejtuara për të shmangur pritjet në radhë.
Pala jonë po punon me 4 sportele, ndërsa ajo greke me 3 të tilla.
Për Lajm Shqip
Ledjona Xheladinaj