Policia arreston 5 persona, akuzohen se vidhnin pjesë automjetesh.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, Fier, bëhet e ditur se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, kanë investiguar, në bazë të punës operative hetimore.
Të ngjashme mund të lexoni:
Vidhnin pjesë automjetesh, policia arreston 5 persona
Kësisoj bënë të mundur arrestimin e:
1.Mikel Spirakos, 20 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.
2.Enea Ymeralilaj, 24 vjeç, i proceduar më parë për plagosje dhe mosbindje të punonjësit të policisë.
3.Kevin Sinanrrapaj, 22 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.
4.Gerti Meçanaj, 25 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.
5.F.V, 16 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.
Të pestë këta shtetas janë banues në Ballsh. Sipas burimit në fjalë, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin pjesë të ndryshme automjetesh.
Po ashtu dhe aksesorë makinash në qytetin e Fierit në periudha të ndryshme kohore.
Ndërkohë, dyshohen si autorë të vjedhjeve të disa makinave. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale një makinë tip “Benz” i cili dyshohet të jetë i vjedhur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim.
Për lajm-shqip
Vladimir Muçaj