Hajdutë të armatosur kanë grabitur një dyqan bizhuterish në hotelin më të famshëm,”Ritz” në Paris. Vlera e mallit të grabitur, xhevahirë, arrin në miliona euro.
Pesë burra të armatosur thyen një dritare në dyqanin brenda hotelit rreth orës 18:00 me orën lokale të ditës së mërkurë (10 janar 2018), njoftuan media franceze.
Tre burra janë arrestuar, ndërsa të tjerët vazhdojnë të jenë të arratisur.
Vetëm një nga bizhuteritë e vjedhura, një xhevahir kushton 4 milionë euro.
Nuk dihet akoma nëse është gjetur.
Hoteli Ritz, luksoz me pesë yje ndodhet ndodhet në Place Vendôme, në rrethin e parë historik të Parisit në bregun e djathtë të lumit Seina.
Gazeta lokale ‘Le Parisien’, duke përmendur një burim policie, njoftoi se grabitja ishte ndërprerë nga një oficer në patrullë. Por dy persona u arratisën me një motorr të tipit ‘Skuter’. Komisari i policisë së qytetit lëshoi një deklaratë në Twitter duke falenderuar zyrtarët për reagimin e tyre të shpejtë. Kjo gjë që çoi në arrestimin e tre burrave. Ministri i Brendshëm Gérard Collomb gjithashtu dha lëvdatat e tij.
Dëshmitarë okularë raportuan për një prani të rëndë policore në zonë. Një punonjës i hotelit u shpreh për agjencinë e lajmeve AFP: “Ne kemi dëgjuar një zhurmë të madhe dhe shumë rrrëmujë në rrugë”.
11.01.2018