Videolojërat, ja rreziku që kanoset për fëmijët deri në dy vjeç…
Varësia që krijohet nga videolojërat është një sëmundje mendore. Në këtë përfundim ka dalë Organizata Botërore e Shëndetësisë. Kjo e fundit shprehet se personat e varur nga videolojërat janë të prirur të lënë pas dore gjithçka duke i kushtuar kohën me të madhe atyre, e shpesh herë duke humbur edhe vetëkontrollin.
Ajo çfarë duhet të shqetësohemi tjetër, sipas OBSH, është edhe angazhimi i fëmijëve nën moshën dy vjeç në videolojërat pasi sjell dëmtim të madh gjuhësor. Në një intervistë për Ora News pediatrja e njohur Lira Gjika shprehet se:
“Është një alarm. Dy vitet e para fëmijët nuk duhet të jenë në kontakt me fëmijët, sepse vret zhvillimin e gjuhës tek fëmijët. Nuk duhet të përdorin as televizorë dhe as këto aparate sepse harrojnë ato që kanë mësuar në shkollë. Fëmijët që e mësonin të folurën nëpërmjet televizorit, mësonin 8 fjalë më pak se nëpërmjet të rriturit”.
Nëse bëjmë një kërkim do të shohim se “çrregullimi nga lojërat kompjuterike” është një problematikë që trajtohet prej vitesh në vendet aziatike pasi këta të fundit janë përdoruesit më të mëdhenj.
Në Korenë e Jugut, ndalohet me ligj përdorimi i videolojërave nga mesnata në orën 6 të mëngjesit, ndërsa në Kinë e Japoni, minorenët lajmërohen përmes njoftimeve të rrinë larg tastierës dhe komandave të kompjuterit.
Erjona Keta
03.03.2019