Pyetja është se ku ndodhet aktualisht Albert Veliu, apo siç jemi mësuar t’i themi rëndomë, ‘Dëshmitari X’… Por Vetëm Ervin Salianji e di të saktë se ku ndodhet sot ‘Dëshmitari X’. Kjo pasi deputeti demokrat thotë se ‘dëshmitarit X’, po i bëhet presion.
Vetëm Ervin Salianji e di të saktë…se ku ndodhet sot ‘Dëshmitari X’…
Deputeti demokrat Ervin Salianji, ka deklaruar se Albert Veliut, i njohur ndryshe si dëshmitari X, po i bëhet presion nga të gjitha anët. Salianji tha se Veliu është në Kosovë aktualisht ku ka kërkuar azil politik.
Ja si u shpreh Salianji:
‘Në dijeninë tonë është në Kosovë, dhe ka kërkuar azil në Kosovë. Nuk dihet se pse është arrestuar, sepse nuk ka pasur as urdhër ndalimi as urdhër arresti. Dimë që ka patur vetëm një telefonatë nga ana e policisë shqiptare, për ta mbajtur nën presion. Por Xhafaj kërkon ta mbajë nën presion për të mbrojtur vëllain e vet. Është një situatë për ti bërë presion që të hedhin në qarkullim variantet që ka thënë kryeministri që në fillim. Ata po kërkojnë të mbulojnë ato që nuk mbulohen. Vëllai i Ministrit të Brendshëm, nuk është marrë asnjëherë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda”.
Salianji e mbyll rrëfimin e tij për këtë çështje me fjalët:
‘Agron Xhafaj megjithëse prej kohësh është njohur si trafikant droge në Vlorë, ai nuk është mbajtur asnjëherë nën survejim’.
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili
20.06.2018