Një tifoz kroat është parë duke ia rrëmbyer nga dora flamurin kombëtar shqiptar, një shqiptari me makinë gjatë festimeve të triumfit të Kroacisë ndaj Rusisë në Kupën e Botës.
Kroacia fitoi në ndeshjes kundër Rusisë me anë të penalltive, që ia siguroi gjysmëfinalen ku do të përballet sonte me Anglinë për një vend në finalen e madhe në Moskë.
Video/ Tifozi kroat nuk duron flamurin shqiptar, ja rrëmben nga duart shqiptarit …
Festa e çmendur e adhuruesve të Kroacisë mbizotëroi si në Rusi po ashtu edhe në Kroaci. Në një video shihet turma me flamuj kroat duke festuar, pastaj kalon një veturë në të cilën shihet flamuri i Shqipërisë, ku më pas një kroat e kap flamurin dhe e largon nga festimet që po bëheshin.
Djali që po e mbante në duar flamurin shqiptar, ka mbetur i çuditur nga gjesti i tifozit kroat. Grupi i djemve kanë ndaluar makinën, pasi po ecnin edhe shumë ngadalë midis turmës që po festonin. Për momentin ata nuk kanë reaguar, pasi nuk e prisnin një gjest të tillë nga ana e një tifozi kroat. Djemtë të cilët shihen në makinën e zezë, ku dhe valëvitën flamurin shqiptar në Rusi, kanë qenë paqësorë.
Situata është mirëmenaxhuar nga grupi i djemve sportdashës.
Për Lajm-shqip
Jorida Fataj