Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sao Paolo. Një i ri i armatosur ka tentuar të vjedhë disa fëmijë dhe familjarët e tyre jashtë një shkolle. I riu është vrarë nga një nënë që u ndodh në vendngjarje.
Kamerat e sigurisë jashtë shkollës private në Sao Paulo filmuan momentin dramatik mëngjesin e së shtunës rreth orës 8:00.
Katia da Silva Sastre, e cila qëlloi mbi personin e armatosur të identifikuar si Elivelton Neves Moreira, 21 vjeç, ishte një police jashtë detyrës.
Sastre u nderua si heroinë për aktin e saj të trimërisë dhe u nderua në një ceremoni nga Guvernatori i Sao Paulo, Marcio França të dielën.
Video/ Tenton të vjedhë fëmijët në shkollë, nëna e vret…
Ndonëse Moreira vdiq në spital atë ditë, policja u lavdërua për veprimin e saj.
“Me kurajon dhe saktësinë e saj ajo shpëtoi nënat dhe fëmijët në derën e shkollës,”-shkruan në Twitter Guvernatori França.
Sulmi i tmerrshëm ndodhi ndërsa Sastre ishte duke pritur që portat e shkollës të hapeshin.
Banditi i veshur me një bluzë të zezë i tha nënave se ishte hajdut dhe nxorri armën.
Sastre reagoi menjëherë duke e qëlluar banditin në gjoks dhe këmbë, ndërsa ky i fundit tentoi ta qëllonte.

Klajdi Thaçi
14.05.2018