Sondazhi: Si mendojnë qytetarët… a e meriton Shqipëria hapjen e negociatave?! Anëtarësimi në Bashkimin Europian është i shumë pritur nga të gjithë shqiptarët. Kjo ka qenë dhe ëndrra shumë-shekullore e kombit shqiptar.
Sondazhi: Si mendojnë qytetarët… a e meriton Shqipëria hapjen e negociatave?!
Shqiptarët në shekuj, i kanë hedhur sytë nga perëndimi. Ndërsa ëndrra për t’u bërë pjesë e komunitet europian, këto ditë ka qenë më afër se kurrë! Por dhe ky shans na humbi. Ai erdhi duke u zbehur, derisa dy ditë më parë mori formën më të pa dëshiruar për këtë komb. E gjitha kjo, për shkak të papërgjegjshmërisë të klasës politike, që ka udhëhequr dhe po udhëheq shqiptarët.
Flasim në lidhje me vendimin që mori këshilli i ministrave të jashtëm për hapjen e negociatave në qershor të 2019. Ndërsa televizioni SCAN ka realizuar një mini sondazh me qytetarët se si është pritur ky vendim.
Ajo që bie në sy nga përgjigjet e qytetarëve është fakti se të gjithë janë të “etur” për BE-në, por të shkojmë drejt saj pasi të realizojmë të gjitha kushtet ekonomike, ligjore e politike
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili
27.06.2018