Në moshën 14 vjeç, ai shpëtoi një vajzë nga një bandë përdhunuesish e më pas sfidoi kërcënimet me vdekje për t’u larguar nga ata. Pas disa vitesh, duke jetuar me frikë, ai u vra me gjakftohtësi nga njerëzit e së shkuarës. Abraham Badru jetonte me frikën se do e vrisnin, pasi para shumë vitesh kishte shpëtuar një vajzë nga përdhunimi në grup i disa djemve banditë. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2007. Policia beson se nëse Abrahami nuk do të kishte ndërhyrë, vajza do të kishte vdekur. Atij ju dha një çmim simblik nga forcat e policisë. Gjithashtu mori edhe një shpërblim montera prej 500 dollarësh.
Frika e tij nisi të bëhej e vërtetë, pasi në Londër në mars të vitit 2007 u bënë shumë vrasje. Një ditë shënoi deri në 12 vrasje në ditë. Nëna e Abrahamit, i zbuloi kërcënimet që i kishin ardhur të birit, përpara se ai të vdiste. Ai kishte 10 vite që jetonte me frikën se dikush do e eleminonte përfundimisht atë. Ai kishte qënë vetëm 14 vjeç kur shpëtoi vajzën e re nga djemtë e këqinj që kishin si synim të abuzonin seksualisht me të.
Video/ Shpëtoi një vajzë nga përdhunuesit, heroin e vrasin 10 vjet më pas …
Kur Abraham dha deklaratën e tij në polici, ai i identifikoi sulmuesit e vajzës, madje ai ishte prova vetë në sallën e gjyqit që u bë kundër tyre. Ai u quajt një njeri i vdekur edhe kur ishte gjallë, për vetë faktin se dihej fundi i tij tragjik që do vinte nga vetë duart e këtyre banditëve që sulmojnë njerëzit rrugës. Abraham ishte një student i sjellshëm dhe me rezultate të larta në mësime. Një ditë instiktivisht ai ndjeu se dikush po përpiqej ta vriste atë. Dhe në natën e 25 marsit të këtij viti, ata ja arritën.
Badru, 26 vjeç, kishte mbërritur në adresën në Hackney, Londër, që kishte ndarë me nënën e tij Ronke. Pas orës 23:00 ai kishte dalë nga makina e tij kur u qëllua nga një sulmues i panjohur.
Një fqinj dëgjoi të shtënat dhe u përpoq me dëshpërim për ta mbajtur në jetë atë atë. Policia dhe personeli i ambulancës mbërritën shumë shpejt në vendngjarje, por pa rezultat. Ai tashmë kishte vdekur. Abrahami vdiq në vendin e ngjarjes.
Nëna e tij shprehet se për 10 vite me rradhë Abraham kishte pasur frikë se dikush do ta vriste atë.
“Dhe tani kjo ka ndodhur. Unë jam bosh. Ai u vra për të qenë një hero. Si mund të jetë e drejtë? ‘
Vrasja e tij vjen në mes të një numri të paparë vrasjesh me thikë dhe armë në Londër. Në kohën e vdekjes së tij, ai ishte personi i dhjetë që u vra në kryeqytet për vetëm 12 ditë. Por Abraham qëndroi i patrembur dhe shpëtoi jetën e një nxënëseje, duke humbur jetën e tij.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
17.05.2018