Video/ Shpërthen në flakë autobusi me italianë, mësohet se … Një autobus me turistë italianë ka shpërthyer në flakë. Ngjarja ka ndodhur në Kretë të Greqisë ndërsa deri tani mësohet se nuk ka asnjë të lënduar.
Autobusi, që ishte mbushur me turistë italianë, ka marrë zjarr në ecje. Ndërsa shoferi ka zbritur turistët një nga një.
Video/ Shpërthen në flakë autobusi me italianë, mësohet se …
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Greqi. Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Autobuzi ka qenë në ecje në momentin që ka marrë flakë. Të gjithë turistët italianë, të traumatizuar kanë dalë me vrap nga autobusi duke shtypur edhe njëri tjetrin në dyert e daljes.
Ende nuk dihet se cili është shkaku i vërtetë i shpërthimit në flakë të autobusit. Ndërsa grupi zjarrfikësish kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët, shkruan Kathimerini.
Kjo ngjarje ka ngjallur panik tek turistët, duke pasur parasysh edhe ngjarjet e pak javëve më parë kur Greqia u shndërrua në një ferr nga zjarret masive duke shkaktuar edhe viktima të shumta në njerëz.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
08.08.2018