Video/ Shkatërrohet banda e kriminelëve në Itali, midis tyre edhe shqiptarë
Një bandë e specializuar për vjedhje është shkatërruar nga autoritet italiane. Në pranga kanë rënë 12 persona, ku 7 prej tyre janë shqiptarë, një hungarez dhe të tjerët vendas.
Ata akuzohen për një seri krimesh të kryera në krahinat e Pavias, Milanos dhe Novaras. Përveç vjedhjeve, ata akuzohen për pastrim parash, posedim të armëve të zjarrit si dhe për dhunë ndaj një zyrtari publik.
Gjithashtu, kanë kryer vjedhjen e 25 banesave. Grupi kishte disa baza për fshehjen e sendeve të vjedhura dhe mjetet logjistike të përdorura.
Video/ Shkatërrohet banda e kriminelëve në Itali, midis tyre edhe shqiptarë
Për Lajm-shqip
Jorida Fataj