Ndeshja midis West Ham dhe Manchester United që u luajt mbrëmjen e së enjtes përfundoi barazim pa gola. Episodi më interesant i kësaj ndeshje ishte në minutën e 86 kur Paul Pogba dhe Mark Noble nisën një sherr mes tyre pas një faulli. Sherr që i bëri të gjithë të qeshnin në rrjetet sociale.
Mesfushori veteran i West Ham humbi kontrollin pasi pësoi ndërhyrjen e gabuar dhe iu sul francezit, duke i futur gishtat në hundë dhe gojë.
Video/ Sherri që i bëri të gjithë të qeshnin në rrjetet sociale…
Pogba nuk i ktheu dorë që të mos e rëndonte situatën më tepër.
Në fund të ndeshjes, protagonistët e këtij sherri që u përfol dhe tall shumë në rrjetet sociale u përqafuan dhe qeshën me atë që ndodhi.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
11.05.2018