Sherr masiv mes tifozëve, përgjaket Manchesteri. Britania e Madhe njihet tashmë për tifozët e saj të dhunshëm, të cilët nuk kanë kursyer as derbin e Manchesterit.
Një sherr masiv ka përfshirë më shumë se 50 persona, huliganë të Manchester City dhe Manchester United, të cilët janë përleshur në prag të ndeshjes.
Është dashur ndërhyrja e policisë që huliganët të shpërndahen në mënyrë të menjëhershme.
Djemtë e Guardiolës kishin mundësi të festonin titullin ndaj rivalëve të tyre të urryer por një gje tillë nuk ndodhi pasi djajtë arritën të fitonin 2-3 me një përmbysje.