Një video shqetësuese është duke u shpërndarë shumë në rrjetet sociale. Kjo video ka të bëjë më mënyrën se si mund të vjedhin të dhënat e një karte bankomati pa e vërejtur. Madje, kjo mund të bëhet shumë lehtë, shkruan ‘Daily Mail’.
Video/ Ruani kartat e bankës, përmes kësaj pajisje mund të vidhen të dhënat
Kështu në videon mund të shihni se një klient derisa po shikonte revistat, një anëtar i stafit përmes një pajisje i ofrohet pa e vënë re dhe i skanon portofolin e klientit në xhepin pasme të pantallonave.
Për të mos u mashtruar në mënyrë të ngjashme, rekomandohet që konsumatorët të mbajnë kartat e tyre bankare përpara, të kontrollojnë rregullisht deklaratat e kartës së tyre bankare dhe raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë tek ofruesi i kartelave dhe policia.