Video/ Rama e nis mëngjesin me pamje nga Divjaka, transformimi sipas tij është … Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të premte, duke promovuar një zonë tjetër turistike.
Ai ka nxjerrë pamje nga parku kombëtar i Divjakës.
Video/ Rama e nis mëngjesin me pamje nga Divjaka, transformimi sipas tij është …
“Me këto pamje 360 gradë të parkut të rilindur Kombëtar të Divjakës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Në mënyrë të vazhdueshme kreu i qeverisë iu ka bërë jehonë zonave turistike.
Madje pamje nga parku i Divjakës i nxjerr për të disatën herë, duke ftuar qytetarët që ta vizitojnë.
Pak kohë më parë ai publikoi fotografi nga ky park duke thënë, “Me këto pamje magjepsëse të Parkut të rilindur Kombëtar të Divjakës, tanimë i transformuar në një destinacion turistik gjithnjë e më të vizituar nga shqiptarë e të huaj, ju uroj një ditë të mbarë”.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
17.08.2018