Disa lloje të majmunëve ndajnë zakone të caktuara me njerëzit. Siç është shija për pije alkoolike dhe kjo nuk është një mit, të paktën jo në ishullin e San Cristobal, në Karaibe, majmunët vizitojnë bare në plazh për të vjedhur këtë pije dhe për t’u dehur.
Video/ Ja se çfarë bëjnë majmunët kur pinë alkool……
BBC ka treguar një video ku mund të shihni sjelljen e këtyre kafshëve të këndshme dhe sigurisht se si përfundojnë pas “party-t”.
Por, këta majmunë nuk janë vendas në ishull. Ata kanë ardhur si kafshë shtëpiake me skllevër afrikanë në shekullin e shtatëmbëdhjetë dhe janë përshtatur aq shumë sa kanë fituar edhe këto zakone.
Një hetim, i cili studioi 1000 majmunë dhe zakonet e tyre të pirjes, zbuloi se sjellja e tyre është shumë e ngjashme me atë të njerëzve.
Në fund të “party-t”, majmunët përfundojnë duke luftuar, duke thyer xhamat. Përfundojnë duke hedhur tavolina ose duke u shtrirë mbi to dhe në plazh.