Më datë 8 qershor do të publikohet klipi i këngës përcjellëse të Kampionatit Botëror 2018. “Live it up” titullohet kjo këngë, e cila interpretohet nga artistja shqiptare Era Istrefi, së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam. Kënga është ritmike dhe është pëlqyer shumë nga fansat e futbollit. Mesa duket shumë i veçantë do të jetë edhe klipi.
Video/ Publikohen pjesë të klipit ‘Live it up’, ja si duket Era Istrefi
Në klipin e “Live it up” nuk do të mungojnë xhirot me makina, gjersa do të ketë edhe një paraqitje mjaft atraktive të artistes shqiptare.
Kënga “Live it up” është punuar nga Will Smith në studion “Diplo”, teksa është pëlqyer shumë nga fansat.
Kjo këngë është publikuar në kanalin YouTube vetëm në versionin audio, dhe ka arritur të kalojë shifrat e 15 milionë klikimeve.
Ka qenë Era, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video, ku shfaq një pjesë nga klipi i ri.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
06.06.2018