Video/ Presidentja kroate i rregullon flokët gazetares, sërish merr vëmendjen e botës … Në çdo paraqitje të saj ndërkombëtare, Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, merr vëmendjen e gjithë botës për një veprim a një tjetër.
Në rrjetet sociale po qarkullon së fundmi një video ku ajo shihet duke ndihmuar gazetaren që po e intervistonte, të rregullojë flokët.
Video/ Presidentja kroate i rregullon flokët gazetares, sërish merr vëmendjen e botës …
Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, është personazhi më i përfolur nga liderët botërorë, pas humbjes së Kroacisë në Kampionatin Botëror.
Fotografitë e saja me fanellën kombëtare duke bërë tifo për skuadrën kroate janë shpërndarë në gjithë botën.
Kitaroviç ishte duke u bërë gati për një lidhje direkte në televizionin shtetëror kroat nga Neë York-u, kur ka kryer këtë veprim për gazetaren.
Në videon e cila nuk është transmetuar direkt në programin e televizionit kroat, por në Twitter shihet se me të vërtetë presidentja është përkujdesur për pamjen e gazetares.
Komentet në këtë video për presidenten janë të gjitha pozitive. Këto duke e vlerësuar gjestin e Presidentes së Kroacisë dhe duke e quajtur atë “mbretëreshë”.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
27.09.2018