Një baba i shqetësuar për djalin e tij ka postuar një video tronditëse. Shikohet momenti shokues kur djali i tij thyen këmbën gjatë një arrestimi nga policia. 16-vjeçari u arrestua rreth orës 13:30, të dielën në stacionin e trenit Bayswater në Melburn.
Video/ Policia i thyen këmbën gjatë arrestimit, babai denoncon …
Ngjarja e ditës së dielë ka sjellë zemërim edhe tek personat që e kanë parë “live” ngjarjen”, por jo vetëm. Djali i arrestuar nuk ka bërë rezistencë ndaj policëve, sipas të atit, ndaj dhe sjellja sikur ai të ishte një kriminel ka qenë e ekzagjeruar.
Babai pretendon se policia nuk dha asnjë arsye lidhur me arrestimin e djalin e tij, ndërsa një oficer e kishte plagosur në këmbë adoleshentin. Babai i djalit ka thënë se gjatë ndalimit një polic i është hedhur sipër dhe një tjetër e ka lënduar atë ashpër në këmbë. Policia ende nuk ka reaguar lidhur me incidentin, ndërsa ka marrë në pyetje djalin i cili dyshohet të këtë lidhje me një aktivitet kriminal.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
09.05.2018