Plas grushti ‘live’ para kamerave, në studio rrihen dy Krye-sindikalistët…Sherri ka ndodhur në një emision në televizionin Scan. Fiqiri Xibri dhe Kol Nikolla, dy drejtues sindikatash, janë përplasur fizikisht, ndërsa ishin ftuar në një emisionin televiziv.
Plas grushti ‘live’ para kamerave në studio, rrihen dy Krye-sindikalistët…
Fiqiri Xibri dhe Kol Nikolla, janë dy drejtues sindikatash. Por ndërsa ata ishin ftuar në një emision, janë konfrontuar fizikisht, me njëri-tjetrin. Përplasja duket se ka ndodhur disa javë më parë, por publikimi i saj, është bërë i mundur, vetëm sot. Nuk dihet arsyeja e sherrit, por në një moment, Fiqiri Xibri është ngritur i revoltuar dhe e ka goditur me grusht Nikollën. Ndërsa konfrontimi, me shkëmbime grushtet dhe shkelmash ka vijuar disa sekonda. Kështu që është dashur ndërhyrja e operatorëve për ndarjen e tyre. Ndërkohë që drejtuesja e emisionit ka mbetur e shokuar nga pamjet që panë.
Megjithatë, për më tepër nga kjo ndodhi e pazakontë, shikoni sekuncat e videos:
Leonard Xhelili
08.06.2018