Duket se një peshkopi ortodoks grek i kanë ardhur pagëzimet në majë të hundës. Pas publikimit të videos së tij në të cilën shfaqet duke pagëzuar një foshnje në vaskën me ujë të bekuar, ka patur mjaft polemika. Peshkopi e ka përplasur 3 herë foshnjen në vaskën me ujë të bekuar.
Video/ Peshkopi përplas foshnjen në vaskën me ujë të bekuar…
Ai e mban të porsalindurin nga krahët dhe në mënyrë të dhunshme e hedh në ujë dhe këtë veprim e përsërit tre herë.
Video është filmuar gjatë një pagëzimi në Ayia Napa, Qipro. Pavarësisht se kjo është një traditë, ndaj veprimit të peshkopit njerëzit kanë reaguar me zemërim.
Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
14.05.2018