Gjatë një loje televizive, një lojtar britanik është përballur me pyetjen për kombësinë e Aleksandrit të Madh. Ai ka dhënë përgjigjen e gabuar duke u shprehur se Aleksandri ishte grek. Gjë që i ka hequr mundësinë të fitojë 23 mijë paund. Përgjigjja e saktë ishte maqedonas. Mesa duket britaniku ka rënë pre e propagandës greke.
Prindërit e tij ishin Filipi II i Maqedonisë dhe nëna quhej Olimpia, një princeshë e Epirirt me të njëjtin gjak të shqiptarve të sotëm. Traditat si dhe ritet e saj e lodhën shumë së fundi bashkëshortin mbretëror. Më vonë u bind nga një femër maqedonase që ta linte Olimpian.
Video/ Përgjigjja i kushtoi 23 mijë paund, gaboi për kombësinë e Aleksandrit të Madh …
Në krye të forcës më të frikshme luftarake të botës, Aleksandri i Madh krijoi një perandori madhështore nëpërmjet shpatës, dhe është quajtur hero, tiran dhe perëndi.
Pasardhësit e kanë veshur me një aureolë djaloshare dhe një entuziazëm tipik helen djalin e Filipit II të Maqedonisë. Është heroi më i madh aventurier i historisë dhe iu përket atyre figurave të privilegjuara, të pajisura me një rini të përjetshme. Një figurë e admirueshme ushtarake përgjatë historisë, tek i cili inteligjenca dhe forca e vullnetit harmonizoheshin në mënyrë përfekte.
Aleksandri ndërtoi një perandori me një sipërfaqe prej 5.4 milionë km katror, dhe këtë e bëri brënda një periudhe kohore jashtëzakonisht të shkurtër. Ndikimi i krijimit të perandorisë së tij do të shumë herë më i madhe se vetë krijimi i saj. Sepse Aleksandri ngriti bazat e qytetrimit grek deri në Azinë Qëndrore dhe Indi. Pushtimet e tij krijuan “botën helene” një përzierje e mrekullueshme e kulturës greke me aziatike.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
06.05.2018