Tifozët iranianë lënë pa gjumë Ronaldon…Ndërsa ai del në dritare u bën një gjest me gishtin e madh të gritur lart. Me sa duket dhe ai solidarizohet me gëzimin e tyre. Megjithatë ekipi iranian ka bërë një paraqitje dinjitoze në Botërorin ‘Rusi 2018’
Pas fitores iranianët lënë pa gjumë Ronaldon, por ai në dritare u bën këtë gjest…
Megjithatë, mrëmjen e sotme do të luhet një tjetër takim i rëndësishëm për’ Rusi 2018′. Kjo është ndeshja Iran-Portugali, por Ronaldo gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme ka pasur shqetësime pasi një grup i madh tifozësh iranianë, janë mbledhur jashtë hotelit ku janë akomoduar futbollistët portugezë në Saransk, një natë para ndeshjes finale të grupit. Ndërsa tifozët iranianë, kanë filluar të bëjnë zhurmë të madhe e të këndojnë. Por siç shihet nga pamjet spektakolare, 5 herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, del në dritare dhe i lutet tifozëve mos bëjnë zhurmë, pasi duhet të flejë gjumë.
Gjithsesi, kapiteni i Portugalisë ka qenë në super-formë në Rusi duke shënuar katër gola dhe aktualisht është i dyti në garën për Këpucën e Artë, pas Harry Kane. Për më tepër shihni videon:
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili
25.06.2018