Aksident i tmerrshëm në Tiranë! Ja çfarë ndodhi tek Unaza e Madhe. Një aksident i frikshëm automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në Unazën e Madhe.
Aksident i tmerrshëm tek Unaza e Madhe në Tiranë!
Aksidenti ka ndodhur në momentin kur dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në Unazën e Madhe. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të kompleksit tregtar ‘Tirana East Gate’.
Dy automjetet e karamboluara janë një “Audi A6” dhe një “BMV”. Të dy makinat kanë pësuar dëmtime të mëdha, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur dhe forcat e policisë dhe grupi i ekspertëve të Policisë Rrugore, të cilët po punojnë për zbadhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Për më tepër, shikoni videon:
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili
20.06.2018