Çudirat shqiptare nuk kanë fund. Këtë e vërteton edhe një video e dërguar në redaksinë e “Jeta osh Qef” nga një qytetar i ndodhur në vendin e ngjarjes. Një autobus me 50-të turistë gjermanë ka ngelur në rrugën e Llogarasë. Arsyeja sipas qytetarit që denoncon rastin, është se shoferi i autobusit e ka marrë patentën me mik, duke mos qenë i zoti të lëvizë as andej e as këtej autobusin.
Për më shumë se tre orë turistët, kanë ngecur të bllokuar, duke krijuar dhe kaos në qarkullim e automjeteve të tjera.
Video/ Ngelet në mes të rrugës autobusi me 50-të turistë gjermanë
Mesazhi i qytetarit:
“Përshëndetje JOQ, ndërkohë ka ngecur autobuzi me 50 turistë në kthesë të Llogarasë për arsye se shoferi e ka marrë patentën me mik. Kemi 3 orë këtu dhe akoma asgjë. 50 turistë gjermanë kanë ngelur aty…”
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj