Fluksi i njerëzve në orët e para të mëngjesit është gati i papërballueshëm. Kjo pasi të gjithëve u duhet të jenë në punë në orarin e caktuar, ndaj dhe përdorin linjat e autobusëve brenda kryeqytetit. Mëngjesin e sotëm, një nga autobusët e linjës “Kinostudio-Kombinat” ka ngecur në mes të rrugës, duke bllokuar kështu trafikun, por dhe duke sjellë vonesa në qarkullimin e personave që kanë qenë brenda.
Shumica prej tyre kanë zbritur, duke mos e parë si zgjidhje për t’i dhënë një dorë, siç e kanë shtyrë disa prej tyre.
Video/ Ngec për turp në mes të rrugës autobusi “Kinostudio-Kombinat”, dalin njerëzit për ta shyrë
Linja “Kinostudio-Kombinat është një nga linjat e autobusëve , ndër më të gjatat në distancë kilometrike që përshkon rrugët e kryeqytetit. Prandaj ka edhe kaq shumë fluks në lëvizje, duke qenë edhe një zonë e mbipopulluar e Tiranës.
Kur të gjithë rendin për të ikur në punë, e për të kapur orarin korrekt, ndodh siç ndodhi edhe sot, që autobusi të ngelet për turp në mes të rrugës.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
15.05.2018